PYD/PKK grabitjen e ushtarëve të Asadit e paraqet si të kryer nga ushtria turke

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK, me qëllim të njollosjes së Operacionit “Dega e Ullirit” të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në Afrin të Sirisë, duke treguar fëmijët të plagosur në rajone të tjera sikur në Afrin, gjithashtu u munduan që grabitjen e ushtarëve të regjimit të Asadit në Hama ta paraqesin sikur e ka bërë TSK, raporton Anadolu Agency.

Zbulohet se fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nga përkrahësit e organizatës terroriste me gënjeshtrën “TSK shënjestron fëmijët”, është e një foshnje të plagosur gjatë sulmit të regjimit të Asadit në Gutën Lindore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne