PYD/YPG rekruton terroristë me 100 dollarë

Mësohet se zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, PYD/YPG përfshin në organizatë personat të cilëve u paguan 100 dollarë.

Terroristi 17-vjeçar, që u kap i plagosur gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, që zhvillohet nga Forcat e Armatosura Turke në Afrin të Sirisë, në kuadër të marrjes në pyetje nga ana e Prokurorisë së rrethit Hatay, shpjegoi ato që përjetohen në organizatën terroriste.

Ai pohoi se YPG-ja i përdor kurdët sipas dëshirave të vendeve perëndimore dhe organizata terroriste rekruton personel në shkëmbim të parave.

Terroristi bëri të ditur se atyre që përfshihen në organizatë u jepet 100 dollarë në muaj dhe më pas këta persona zënë vend brenda YPG-së.

Terroristi, në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, bëri të ditur gjithashtu se ushtarët turq nuk dëmtojnë në asnjë mënyrë ata që dorëzohen, dhe operacioni zhvillohet në përputhje me drejtësinë.

Ai tha se i është bashkuar organizatës terroriste 2 vjet më parë, pra kur ishte 15 vjeç dhe ka marrë trajnim të ashtuquajtur politik dhe ushtarak për afërsisht 3 muaj në kampin e trajnimit në rajonin Derik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne