Pyetje publike: Pse Berat Buzhala kurrë nuk flet kundër Popit IRINEJ?!

I ashtuquajturi “analist” e “gazetar” menaxher i portalit antiIslam EXPRESS, Berat Buzhala nuk ka javë që nuk përgojon hoxhallarët shqiptarë duke i fyer ata, tallet me to, i shantazhon duke kërkuar të krijojë përçarje brenda popullit shqiptarë duke u justifikuar se gjoja po e lufton extremizmin.

Si islamofob i “thekur” për interesa të këqija ai filloi të shajë dhe ofendojë Adem Ramadanin, Lazim Destanin, Kf Shkendinë e Tetovës etj.

Mirëpo portali Lamtumirë Magjia pyet opinionin pse Berat Buzhala nuk e fyen kurrë Priftin nr 1 Serb atë Irinej? Duke e pas parasysh se IRINEJA nuk ka javë që në meshat e tij në Kishë thotë se do ta kthejmë Kosovën nën Serbi, madje me gjuhë të vrazhdë dhe kërcnuese duke thënë se “Kosovën do ta kthejm nën Serbi qoftë edhe me forcë”, por Berati, Arbana dhe ftyra tjera Kosovare heshtin ndaj ktyre deklaratave dhe mirren me hoxhallarë anonim dhe fjalimet e tyre.

Portali Lamtumirë Magjia ju sjell disa deklarata skandaloze nga Prifti IRINEJ:

Patriarku serb, Irinej, vazhdon ta quajë Kosovën “Jerusalem të Serbisë”, ndërsa deklaron se Kosova edhe mund të jetë humbur, por “këtë nuk do ta pranojmë”.

Më tej, Irinej për mediat serbe ka thënë se humbja e Kosovës ka ardhur në mënyrë të dhunshme, dhe në po të njëjtën mënyrë do ta kthejmë.

“Ajo që na është marrë me dhunë, me dhunë edhe do të kthehet”, ka deklaruar Irinej, raporton “Tanjug”.

“Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë gjendje. Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat”, ka thënë patriarku serb, transmeton “Koha.net”.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë”, tha Irinej.

I pyetur se a mundet ta mendojë që Kosova është e humbur, Irinej ka thënë se “na është krijuar kjo përshtypje në mendjen tonë”, por se “Kosova nuk bën të humbet” e “as që do e lejojmë një gjë të tillë”.
“Besoj se presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, tha patriarku serb Irinej, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë mendon për dialogun e brendshëm për zgjodhjen e çështjes së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, patriarku thotë se “shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ishte e jona”, transmeton Telegrafi.

“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë”, tha patriarku.

Patriarku ka thënë se “populli serb asnjëherë nuk ka pësuar sikurse në kohën tonë”, duke përmendur humbjen e Kosovës.

“Edhe sot po pësojmë, por shpresa jonë e madhe është, në emër të Zotit, se nuk do të na lëshojnë me kusht që ne të mos heqim dorë nga Zoti”, porositi patriarku./gazetaimpakt/Kohaislame/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne