Qarqe brenda OKB-së thirrje bëjnë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit izraelit

Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Zeid Ra’ad al-Hussein bëri thirrje të martën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit dhe paralajmëroi se vazhdimi i praktikës së tillë, do të shkaktonte “zgjatjen e dhimbjes së madhe” për të dyja palët, për palestinezët dhe Izraelin, raporton Anadolu Nagency (AA).

Duke folur në seancën e 35-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, al-Hussein, tha se “mund t’u jepet fund të gjitha vajtimeve për të dashurit, lutjeve, mallkimeve, urrejtjeve dhe hakmarrjes, si dhe mund ti jepet fund pamundësia për një jetë të sigurt për të gjithë”.

Hussein tha se populli palestinez tani po shënon “një gjysmë shekulli të vuajtjeve të thella, të shkaktuara nga pushtimi i imponuar nga forcat ushtarake”.

Okupimi u kishte “mohuar palestinezëve, shumë nga liritë e tyre më themelore dhe i njëjti ka qenë shpesh brutal në mënyrën se si është zbatuar.

Konfliktet

Hussein gjithashtu foli për konfliktet tjera që janë duke u zhvilluar. Ai tha se ekipet e OKB-së kishin zbuluar trupat e civilëve irakianë në rrugët e Mosulit perëndimor, ku forcat qeveritare po përpiqen të përmbysin grupin terrorist DEASH.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit që “të bashkëpunojë plotësisht” me një mision faktik, i cili ka qenë i autorizuar me hetimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut të kryera kundër komunitetit musliman Rohingya në këtë shtet të Azisë juglindore.

Hussein ka bërë thirrje për një ndihmë urgjente në Venezuelën e trazuar, ku sipas raporteve të Prokurorit të Përgjithshëm, vetëm në protesatat e fundit janë vrarë 60 persona.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne