Qazim Sejdini jep sinjale për tërheqje, flet për pengjet dhe kandidatin që do ta zëvendësojë

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini një vit para zgjedhjeve vendore të 2019 jep sinjale moskandidimi në bashkinë që drejton prej 11 vitesh. Në një intervistë për ‘tv Skampa’ në Elbasan, Sejdini ka deklaruar se pas një viti, bashkia e Elbasanit do të ketë një kryetar të ri.

“U bënë 11 vjet që drejtoj bashkinë. Sot një vit besoj do të kemi kryetarin e ri të bashkisë së Elbasanit”, u shpreh Sejdini, ndërsa i pyetur nëse kreu i ri do të jetë sërish ai apo një emër tjetër, ai u shpreh: “ Ajo është punë partie. Megjithatë, vitet ikin dhe njeriu bën analizën. Kur kam pranuar të kandidoj për kreun e bashkisë disa miq më këshilluan dhe më thanë: Kush do të jetë modeli yt? Sepse kjo është detyrë me përgjegjësi. Të vish i papërgatitur në këtë karrige del blof”.

Sejdini foli edhe pengjet nga pozicioni i tij si kryetar bashkie.

“Pengje ka shumë sepse buxhetet e bashkive dihet që janë shumë të vogla. Duhen 6 milionë euro që të përfundojë totalisht infrastruktura e qytetit. Pra kreu i ri i bashkisë të mbjellë vetëm lule. Do të arrijë? Dhe ku do t’i gjejë paratë? Jam optimist që do ta arrijë”, u shpreh Sejdini.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne