Qëllimi kryesor i SHBA-së nuk është Siria, por Irani

Ambasadori në pension, Faruk Logoglu tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen nga Siria, se ata do t’a përdorin këtë vend si një trampolinë dhe se qëllimi i tyre është Irani.

Ambasadori në pension, Faruk Logoglu tha se Siria nuk është një vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe se ata qëndrojnë aty për shkak të lidhjes së këtij vendi me Irakun dhe fqinjësisë me Iranin, nga pikpamja e politikës kurde. “Çështja kryesore e SHBA-së është Irani. Nëse kanë nevojë, ata do t’i përdorin kurdët në Siri si një trampolinë” – u shpreh Logoglu.

SHBA-ja nuk dëshiron t’ia lë Sirinë Rusisë. Trump thotë se do të largohet nga ky vend, por mundësia e tërheqjes nga Siria në të ardhmen e afërt është e ulët.

Duke deklaruar se është e vështirë që SHBA të largohet nga Siria në të ardhmen e afërt, Faruk Logoglu ka vazhduar si më poshtë:

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha ‘Ne do të largohemi’. Më pas, Pentagoni dhe burimet e tjera nuk e mohonin atë, por u zbutën. Fjalët e Trump janë një deklaratë e qëllimit. Ata do të largohen nga Siria, por përderisa vazhdon lufta me ISIS-in dhe përderisa ata nuk dëshirojnë që t’ia lënë Rusisë Sirinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë YPG-së, mundësia e tërheqjes së Trumpit nga Siria në të ardhmën e afërt është shumë e ulët. Shtetet e Bashkuara mund ta përdorin Sirinë si një trampolinë.”

Logoglu i cili u shpreh se në sulmet kimike të zhvilluara në Duma të Gutas Lindore në Siri, Perëndimi preferon të akuzojë së pari regjimin e Asadit dhe Rusinë, vazhdoi se: “Kjo akuzë është bërë nga SHBA-ja dhe Perëndimi ndaj regjimit të Asadit dhe Rusisë. Çështja nuk ka të bëjë me një gjendje lidhur me Iranin. Perëndimorët filluan t’ia drejtojnë armët Asadit dhe Sirisë.” Logoglu u shpreh gjithashtu se përmirësimi i marrëdhënieve turko-gjermane në të ardhmen e afërt duket i vështirë.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne