Shqiperia

Qëllohen me armë zyrat e njësisë administrative në Lezhë, detajet e para

Është qëlluar me armë godina e njësisë administrative të Blinishtit në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe deklaron se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë por policia ka shoqëruar 10 persona.