Bota

Qëllohet me armë qendra e emigrantëve në Itali

Sot është qëlluar me armë në drejtim të një qendre emigrantësh në komunën Enna në rajonin e Siçilisë.

Nuk ka persona të plagosur por të shtënat kanë goditur një nga dritaret e kësaj qëndre si dhe portën qëndrore duke shkaktuar panik e frikë tek emigrantët dhe operatorët.

“Një gjest kërcënues dhe i dhunshëm që na ka lënë pa fjalë, frut i një klime politike që përdor temën e emigrantëve si terren për konflikte partiake”, deklarojnë përgjegjësit e kësaj qëndre që administrohet nga shoqata Don Bosco.

“Si emigrantët ashtu dhe operatorët janë frikësuar shumë nga kjo ngjarje”, thonë ato.

Aktualisht në këtë qëndër mikpriten rreth 20 emigrantë shumica e të cilëve në moshë mjaft të re.

Autoritetet lokale po hetojnë për zbardhjen e autorëve të kësaj qëndre.

Italia ndodhet në fushatë elektorale e ky është rasti i dytë pas ngjarjes së Maceratës kur qëllohet me armë kundër emigrantëve.