Qëllohet me armë drejt një banese në Fierzë, familjarët ndihen të kërcënuar për jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fierzë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një banesë. Incidenti ndodhi në fshatin Porav. Shënjestër e sulmit ka qenë banesa e shtetasit Lek Ndou.

Nga të dhënat paraprake ka dyshime se ngjarja ka lidhje dhe me furgonin që u qëllua me armë një ditë më parë. Pak pas ngjarjes familjarët kanë lënë banesën, ndërsa shprehen se ndihen të rrezikuar për jetën pasi janë të kërcënuar.

Po ashtu ka dyshime se Lek Ndou kishte konflikt me djalin e shoferit të furgonit, ku ky i fundit u sulmua me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa furgoni me targë AA982MG që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba.

Dyshohet që pas ngjarjes së mbrëmshme fshihet Lek Ndou. Kujtojmë se tre javë me parë ndaj banesës së Ndou u qëllua me breshëri plumbash. Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve të të dyja ngjarjeve.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne