Qëlloi me armë në drejtim të dy personave, arrestohet 25-vjeçari në Kuçovë

Në prangat e policisë ka rënë një 25-vjeçar me iniciale E.M pasi ishte i shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave pak kohë më parë pas një konflikti të momentit. Gjykata për të ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin:

E. M., 25 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Berat me vendim Nr. 14, datë 15.07.2019 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

25-vjeçari më datë 09.07.2019 në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit A. P. dhe A.T. (ndaluar më parë) dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne