Qëlluan me armë në Shkodër, vihen në pranga dy të rinj

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi qëlluan me armë zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Policia ka bërë të ditur se në pranga janë vënë L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.

Policia është njoftuar se ka marrë informacione se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri,  menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi në kohë reale i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre.

Po ashtu, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin. Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak. Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne