Qendra amerikane e luftës kundër-terrorizmit lëshon aksidentalisht dokumente që flasin për “kontrollin e mendjes në distancë”

Qendra Fusion në Uashington, një qendër e luftës kundër-terrorizmit me shumë agjenci, lëshoi aksidentalisht këtë javë disa dokumente të mistershme mbi efektet në kontrollin e mendjes në distancë, thotë një raport mediatik.

Faqja e gazetarisë hulumtuese Muckrock paraqiti një kërkesë informacioni tek qendra, ku i kërkonte dokumente mbi hetimet e Fusion-it për grupet e supremacistëve të bardhë dhe aktivistëve majtistë të Antifa-s. Në mesin e dokumenteve që u kthyen nga qendra ishte edhe një dosje me titull, “Efektet EM në trupin e njeriut”.

Dosja përmbante një shpjegim të dukshëm të efekteve të valëve elektromagnetike në trupin e njeriut. Në dokument shpjegohej se këto valë mund të lexojnë dhe te transmetojnë mendimet e një personi, të manipulojnë gjymtyrët, të kontrollojnë ëndrrat e tyre, të shkaktojnë ndjesi, të shkaktojnë dhimbje në trup deri dhe në orgazma të pavullnetshme, thuhet në raport.

Një dokument tjetër shpjegon se si armët elektromagnetike të kontrollit të mendjes mund të komandohen përmes satelitëve, përmes telefonave celularë ose nga pajisjet e fshehura në anën e pasme të një furgoni të zi.

Në dosje nuk gjendet askund ndonjë hulumtim i qendrës për këtë teknologji të përmendur dhe as origjina e imazheve nuk shpjegohet. Logot e agjencive nuk janë të pranishme në imazhe, dhe është e paqartë nëse dokumenet ishin të destinuara për tu dërguar diku tjetër. Mbase ato mund ti ketë pasur ndonjë anëtar i stafit i cili i ka derguar aksidentalisht.

Sipas faqes popularmechanics, disa nga imazhet janë nga një artikull i revistës Nexus, një reviste e njohur mbi teoritë konspirative dhe paranormale. Artikulli në fjalë përshkruan një padi të paraqitur nga një farë John St. Clair Agnew kundër NSA-së në vitin 1992. Agnew pohonte se NSA përdorte teknologjinë elektromagnetike për të “vrarë qytetarët e SHBA-së në mënyrë sekrete ose për të drejtuar operacione të fshehta të kontrollit psikologjik për të bërë që personat të diagnostikoheshin me sëmundje mendore. ”

Rezultati i padisë së Agnew nuk është i njohur. Historikisht, CIA ka eksperimentuar me kontrollin e mendjes si pjesë e programit MKULTRA gjatë Luftës së Ftohtë. Sipas seancave të Senatit në vitin 1977, këto eksperimente përfshinin përdorimin e drogave hallucinogjene, hipnozën dhe privimin shqisor./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne