Qendra Komunitare Shkozë një derë ku mund të trokisni

Në Shkozë ndodhet Qendra Komunitare e cila ofron shërbime të ndryshme për fëmijët, gratë e dhunuara dhe për të moshuarit.

Kjo qendër është konceptuar në mënyrë të tillë për të ofruar ndihmën për njerëzit në nevojë të cilët mund të gjejnë ushqim, mësime edukative dhe psikologjike.

Në qendër operojnë mësues edukatorë, punonjës social ku ndodhet dhe zyra e psikologut si dhe mensa.

Drejtoresha e qendrës Kajeme Sinani tha se ofrohen shërbime ndihmuese edhe për komunitetin rom të cilët mund të trokasin në derën e qendrës.

“Janë rreth 60 familje të cilat me anë të projektit të Bashkisë po i ndërtohen dhe banesat sociale. Si dhe 60 familje të “Bregut të Lumit” që marrin shërbime në këtë qendër. Trokasim nëpër dyert e shtëpive të romëve. Fëmijët pas shkollës i marrim dhe i ofrojmë drekën. Këtu ata mund të kryejnë detyrat e shtëpisë për në shkollë ditën e nesërme”, thotë ajo.

Në këto ambiente të kuruara në detaj për të sjellë një buzëqeshje për personat në nevojë është ndërtuar dhe shtëpia e librit ku mund të lexosh zhanre të ndryshme.

Qendra komunitare Shkozë është ndërtuar nga Bashkia Tiranë dhe operon për personat që kanë nevojë për mbështetje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne