Rajoni Shqiperia

Qëndrimi i ri i Athinës/Të zbatohen të drejtat edhe për shqiptarët

Ashtu siç pritej qeveria e re greke e Mitsotakis do të jetë më e rreptë në raport me Shqiprinë. Në raportimin në parlament të programit të politikës së jashtme, shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias përmendi 5 prioritetet bazë, por në dallim nga qeveria paraardhëse, nuk përmendi vetëm të drejtat e minoritetit grek, por edhe ato të qytetarëve shqiptarë, pa plotësimin e të cilave qeveria e zotit Rama nuk merr dritën jeshile.

“Shqipëria vazhdon të mos përmbushë detyrimet në raport me të drejtat minoritare dhe pronësore të minoritetit etnik grek. Prandaj, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë (për çka BE ka shtruar kushte të qarta), do të vazhdojmë të mbikqyrim ngushtësisht përmbushjen nga Shqipëria të pesë kritereve bazike. Do të vazhdojmë të mbikqyrim ngushtësisht respektimin me vepra të të drejtave të njeriut. Për gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë të drejtat e pronës të minoritetit autokton grek”

Pavarësisht kundërshtimit të manifestuar nga pozicioni i opozitës, qeveria e re greke, duket se ka ndryshuar qasje për marrëveshjen e Prespës.

“Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pakësuar pasojat negative të marrëveshjes. Do të synojmë thellimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, në kuadër të bashkëpunimit me dobi reciproke. Mirëpo nuk do të tolerojmë fenomene të mosrespektimit të plotë të marrëveshjes”./respublica

OPINIONE