Qesharake/ Veliaj ndryshon deklaratën e fushatës për moratoriumin e ndërtimeve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Moderatori e ka pyetur Veliajn për kullat dhe lejet e ndërtimit që ka dhënë në Tiranë, edhe pse kishte premtuar moratorium, pra ndalim të lejeve për 4 vitet e tij në krye të bashkisë.

Veliaj e mohoi këtë zotim dhe dha një verison të modifikuar. Ai tha se kishte premtuar moratorium, deri në momentin e miratimit të planit urbanistik.

“Kam thënë do respektojmë moratoriumin për lejet e ndërtimit deri kur të kemi një plan urbanistik”, i tha kryetari i bashkisë, gazetarit Babaramo.

Por cili ishte premtimi i Veliajt në fushatë?

Mjafton të shihni një video nga një emision i xhiruar gjatë fushatës elektorale, ku analisti Andi Bushati e ka pyetur Veliajn nëse do të ketë një moratorium. Veliaj thotë se do të ketë moratorium dhe se ai dëshiron “të mbetet në histori si një njeri që punoi për ta kthyer qytetin në normalitet”. (Shih videon më poshtë)

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj përpiqet të “shpëtojë” nga zotimi që ka dhënë. Pak kohë më parë, ai dhe vartësit e tij, u munduan të thonë se në Tiranë janë shitur ato 8 mijë apartamente që ishin bosh gjatë fushatës elektorale dhe se në Tiranë nuk ka më banesa.

Sa më tepër kohë kalon, kryebashkiaku prodhon argumenta të çuditshme, për t’i ikur këtij zotimi, që qartazi duket se e ka dhënë në nxitim e sipër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne