“Qeveri me robt e shtëpisë”, ish-ministri bën deklaratën e papritur

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas ndryshimeve masive sot në qeveri.

Sipas Manjanit nuk kishte asnjë surprizë lidhur me emërimet e ministrave të rinj.

“Qeveri me robt e shpisë. Zgjidhi paranojën e vet por jo punët e vendit.

Socialistët të rrojnë e ta kujtojnë Partinë Socialiste, se dhe Erion Braçe vetë u bë rilindas.

Kriza do të jetë edhe më e thellë, përveçse ekonomike tashmë edhe politike”, shkruan Manjani .

Kujtojmë se sot në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama shkarkoi 7 ministrat e rëndësishëm të qeverisë së tij si dhe zëvendëskryeministren Senida Mesi.

Ndërkaq, Rama krijoi edhe njëherë ministrinë për marrëdhëniet me Parlamentin duke emëruar ministre Elisa Spiropalin dhe Erion Braçen, zërin kritik të së majtës, e bëri zëvendëskryeministër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne