Bota

Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi dënon heshjen e komunitetit ndërkombëtar

Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi dënon “heshtjen e komunitetit ndërkombëtar” përballë faktit që forcat e gjeneralit Khalifa Haftar kanë vënë në objektik disa pika civile në kryeqytetin e vendit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli presidencial i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar thuhet se forcat e gjeneralit Haftar kanë bombarduar “qëllmisht” dy spitale tendë në rajonet Sevani dhe Ajn Zara në jug të Tripolit ku si pasojë e sulmit janë plagosur mjekë, punonjës shëndetësorë dhe civilë.

Janë vënë në shënjestër disa pika civile, përfshirë edhe klubin e hipizmit në qytetin Zavije ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer dy herë sulme ndaj aeroportit Mitiga. Në deklaratë dënohet “heshtja e komunitetit ndërkombëtar” në lidhje me faktin se pikat civile po vendosen në objektiv.

Më tej thuhet se njësitë përkatëse të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar kanë dokumentuar këto krime në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dërguar në gjykatat rajonale dhe ndërkombëtare aturorët e këtyre krimeve dhe urdhëruesit e tyre.

Kujtojmë se më 4 prill gjenerali Haftar, lideri i forcave ushtarake të pozicionuara në lindje të Libisë dha urdhër për nisjen e një ofensive ushtarake me qëllim pushtimin e Tripolit. Ndërsa përballë kësaj edhe njësitë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar që kanë legjitimitetin ndërkombëtar në mbrojtje të Tripolit filluan operacionin Burkan el-Gadab./ AA