Bota

Qeveria e Palestinës i bëri thirrje botës për tu vënë në veprim për të ndalur masakrën në Gazë

Qeveria palestineze i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndalur “masakrën” që Izraeli është duke vazhduar në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga zëdhënësi i qeverisë së Palestinës, Yusuf el-Mahmud thuhet: “I bëjmë thirrje qeverive arabe dhe islame si dhe vendeve mike që të bëjnë çdo përpjekje për të ndaluar gjakderdhjen e shkaktuar nga Izraeli në Gaza dhe të qëndrojnë pranë qeverisë së Palestinës në luftën e saj me forcën pushtuese izraelite”.

Ndër të tjera në deklaratë me qëllim për të ndalur masakrat e Izraelit i bëhet thirrje të gjithë botës që të kalojë në veprim pa vonesë dhe që komuniteti ndërkombëtar të marrë nën mbrojtje popullin palestinez.

Palestinezët të cilët kanë ngritur çadra në kufirin e Gazës me Izraelin, po zhvillojnë protesta gjithëpërfshirëse nën moton “marshimi milionësh” të cilin e zhvillojnë për të protestuar zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe 70 vjetorit Nakba (fatkeqësia madhe) e cila është përvjetori i themelimit të Izraelit./ trt

OPINIONE