Qeveria e re në Kosovë/ Mustafa letër Thaçit: Së shpejti krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kryeministrin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar sot një letër nga Presidenti Hashim Thaçi, lidhur me mandatarin. Por, po ashtu ka konfirmuar se nuk ka propozuar kandidatin dhe shumicën, por e ka garantuar presidentin se kjo do të ndodhë shpejt, shkruan Reporteri.

Përmes një komunikate, LDK konfirmon se kjo është letra e dytë që kanë pranuar nga Thaçi.

DEKLARATA E LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne