Rajoni

Qeveria e re/ Vetëvendosje nis takimin me LDK, priten ndryshime drastike. Mediat zbulojnë detaje paraprake

Ka nisur pak çaste më parë takimi i tretë i grupeve punuese të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Takimi mes dy subjekteve është duke u zhvilluar në selinë kryesore të LDK-së.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, të cilat shkruajë se qeveria e re e Kosovës do të përbëhet me jo më shumë se 12 ministri.

Lideri i vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, është shprehur se takimi i grupeve punuese mes dy partive do të ketë si fokus pune çështjet ekonomike.

Sipas rezultateve jo zyrtare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raporton se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit me 25.50 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind./Tpz