Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës mbajnë sot mbledhjen e përbashkët në Korçë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Korçë. Në mbledhjen e katërt me radhë në axhendë do të jetë nënshkrimi i disa marrëveshjeve. Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015 në Tiranë.

Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, por në Prishtinë, ndërkaq sot do të mblidhen në Korçë. Ndërkohë më 7 nëntor u zhvilluar mbledhja e dytë e grupit qeveritar të punës, i cili është i ngarkuar për përgatitjen e axhendës së mbledhjes mes dy qeverive shqiptare.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare e cila do të mbahet më 27 nëntor do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe eliminimin e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave në këto dy shtete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne