Bota

Qeveria e Trump një miliardë dollarë borxhe ndaj OKB

Borxhi i qeverisë së Donald Trump ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara është bërë shkak që veprimtaria dhe pagesat e kësaj organizata për punonjësit e saj, të përballet me probleme.

Gazeta “Bild” e Gjermanisë ditën e mërkurë në një raport të saj ka shkruar se Organizata e Kombeve të Bashkuara për shkak të mungesës së buxhetit, po përballet me probleme serioze për pagimin e rrogave të punonjësve të saj dhe për vazhdimin e aktiviteteve të veta duke përfshirë edhe organizimin e konferencave dhe kryerjen e udhëtimeve ndërkombëtare.

Në këtë raport thuhet se buxheti aktual i OKB në këtë vit ishte 3.3 miliardë dollarë, por që për shkak të mospagimit me kohë të këtij buxheti nga ana e vendeve anëtare, kjo organizatë gjatë muajve të fundit është përballur me mungesë të madhe të buxhetit.

Kjo është në kohën kur vetëm Amerika i ka borxh OKB-së një shumë mbi një miliardë dollarë. Kjo gazetë gjermane ka shkruar se qeveria e Trump rreth 380 milionë dollarë nga borxhi i saj i vitit të kaluar dhe gjithashtu 670 milionë dollarë nga borxhi i këtij viti ndaj OKB-së, nuk e ka paguar.

Kjo situatë është bërë shkak që Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ka njoftuar për përfundimin e buxhetit të kësaj organizata deri në fund të muajit tetor dhe për ndërprerjen e disa aktiviteteve të saj. Gutteres ka deklaruar se për reduktimin e shpenzimeve, do të anulohen ose do të pezullohen një varg konferencash dhe takimesh si dhe ofrimi e disa shërbimeve./PT

OPINIONE