Qeveria greke reagon për prishjen e ndërtimeve në Himarë: Po ndjekim me vëmendje situatën

Qeveria greke duket se ka ulur tonet ndaj qeverisë shqiptaret në reagimin e sotëm për prishjen e ndërtimeve në Himarë. Zëdhënësi Dimitris Tzanakopulos nuk ka dalë enkas për cështjen e prishjes së ndërtimeve në Himarë, por është pyetur nga gazetarët gjatë një takimi me ta.

Ai tha se Athina “po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet dhe qeveria greke punon për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, por edhe të drejtës së pronës të minoritetit grek në Shqipëri. Përndryshe, iniciativat që merr ministria e jashtme greke për mbrojtjen e këtyre të drejtave janë të vazhdueshme”.

Ndërkohë më herët gjatë ditës një qëndrim më të ashpër ka mbajtur opozita greke. Partia më e madhe, Demokracia e Re, kërkonte nga qeveria shqiptare t’i ndërpriste menjëherë veprimet në Himarë.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Himarë ka nisur sot në mëngjes. IKMT mbështetej edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne