Qeveria greke synon përshpejtimin e procedurës së kthimit të emigrantëve në Turqi

Qeveria greke planifikon të kthej në Turqi refugjatët të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil.

Në Athinë u mblodh Këshilli i Mbrojtjes dhe i Punëve të Jashtme (KYSEA) i kryesuar nga Kryeministri Kiriakos Micotakis.

Në një deklaratë të bërë pas takimit thuhet se gjatë mbledhjes u morën 7 vendime për çështjen e emigracionit në vend.

Bëhet e ditur se njëra prej këtyre vendimeve është edhe kthimi në Turqi i emigrantëve, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil, që do të bëhet në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe BE-së.

Për këtë qëllim synohet të ndryshohet edhe rregullorja ligjore që lejon apelin për azilkërkuesit, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil.

Kështu, duke mbyllur rrugën për të shkurtuar ankesat dhe procedurat e gjata të emigrantëve për azil, synohet të përshpejtohet procesi për ekstradim në Turqi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne