Kriza politike në vend ka përfshirë shumë aktorë të brendshëm dhe të jashtëm që tentojë ti japin zgjidhje ngërçit mes qeverisë dhe opozitës, e të arrihet një negociatë mes palëve, për të mos thelluar më tej situatën e rëndë.
Të enjten, në çadrën e opozitës në bulevard, ishte i ftuar zyrtari hungarez i punëve të jashtme, Zsolt Nemet, nga ku theksoi se qeveria Hungazeze beson se pa zgjedhje të lira dhe demokratike, Shqipëria shkon në kaos.
“Pa zgjedhje të lira dhe demokratike, Shqipëria mund të rrëshqasë në kaos mes paqëndrueshmërisë së përgjithshme në Ballkanin Perëndimor”, tha të enjten zyrtari hungarez i punëve të jashtme. Ky qëndrim i z.Nemet është publikuar edhe në median hungareze, përkatësisht tek “Daily News Hungary“, raporton “Koha Jonë”.
Më tej shkrimi vijon duke cituar deklaratën e fortë të Ministrit të Jashtëm të Hungarizë, ku shpreh pasigurinë për zgjedhjet e 18 qershorit, me theks tek droga.
“Ekonomia e zezë e bazuar në prodhimin e drogës është fryrë vitet e fundit dhe të ardhurat nga droga mund të përbëjë një pengesë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, tha Zsolt Nemeth, kreu i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit Hungarez, pasi mori pjesë në çadrën e PD-së.
Përjatë 76 ditëve të fundit, partia ka mbajtur protesta duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta. Németh tha se kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike nuk janë në vend dhe kërkoi që zgjedhjet të mbaheshin në muajt e ardhshëm, jo më 18 qershor.
Pasi kryeministri Viktor Orban u takua me Lulzim Basha në një kongres të fundit të Partisë Popullore Europiane, u vendos që Nemeth të vizitojë Tiranën. “Qeveria shqiptare nuk është e gatshme të pajtohet me kërkesat e PD-së. Në mungesë të përmbushjes së tyre, Shqipëria ka gjasa të destabilizohet më tej në një mënyrë të ngjashme me Maqedoninë”, tha ai.
Rusia dhe Turqia gjithashtu po tregojnë interes në rajon, prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, shtoi ai. Németh u takua edhe me ish-presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha gjatë vizitës së tij.