Qeveria nuk e konsideron serioze kërkesën për shkarkimin e ekstremistit katolik Gjergj Dedajn

Qeveria e Kosovës nuk e ka në agjendë, shqyrtimin e kërkesës së deputetëve turq për ta shkarkuar nga detyra ekstremistin katolik Gjergj Dedaj, pas deklaratave të tij për Turqinë.

Deputetët e Grupit Parlamentarë 6+ kanë bërë të ditur se i kanë dërguar Qeverisë një kërkesë, nga e cila kërkojnë që sot të shkarkohet Dedaj, ndryshe ata do të dalin nga koalicioni.

Qeveria pranon se ka marrë kërkesa për shkarkimin e Dedës, por thotë se nuk është serioze.

Halil Matoshi shef i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për lajmi.net se kërkesa për shkarkimin Dedës në mënyra personale ka pas, por siç ka thënë ai nuk është serioze.

Ai i pyetur nëse do të ketë vendim të për shkarkimin e Dedajt, ka thënë se një vendim të tillë nuk pritet të ketë së shpejti

“Qeveria aktualisht është me agjendën e saj të punëve shtetërore, kështu që nuk ka akceptu kurrfarë kërkese. Vendim për shkarkim së shpejti nuk do të ketë”,ka thënë Matoshi, për lajmi.net.

Deputeti turk Fitim Danka ka thënë se nëse deri në ora 16:00 nuk plotësohet kërkesa e tyre, ata do të dalin nga koalicioni.

Kjo kërkesë e tyre ka ardhur pas deklaratës së ekstremistit katolik Gjergj Dedaj, i cili ka thënë se cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne