“Qeveria po dëmton ekonominë me masat e marra”, Basha: Biznesi në vështirësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur sot akuza kundër qeverisë duke thënë se nuk ka një plan të qartë masash për nxjerrjen e vendit nga COVID-19.

Në një intervistë në ABC News, Basha u shpreh se shteti në këtë kohë duhet të mbështesë më shumë biznesin, pasi rënia e konsumit do të sjellë dëme shumë të mëdha.

“Opozita që në fillim ka dhënë alarmin. Ekonomia duhet të mbështetet që do të thotë që ti kthehen subvencionet e pagave. Biznesi, ekonomia është dëmtuar për shkak të masave të marra nga qeveria.

Kemi insistuar që burimet e buxhetit të shtetit të mbështesin biznesin.

Rënia konsumit do të na sjellë një dëm shumë të madh. Qeveria duhet të braktisë çdo shpenzim të panevojshëm, të heqë dorë nga shpenzimet e luksit”, u shpreh më tej Basha./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne