Shqiperia

Qeveria propozoi zgjatjen, Kuvendi miraton me 91 vota pro shtyrjen e gjendjes së ‘Fatkeqësisë Natyrore’

Kuvendi ka miratuar sot shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vend.

Me kërkesë të maxhorancës, gjendja e fatkeqësisë është shtyrë deri në datën 23 qershor, teksa vendi ndodhet në vështirësi për shkak të situatës me COVID-19.

Ditën e sotme Kuvendi u mblodh në një seancë plenare, ku vendimi në fjalë u miratua me 91 vota pro.

Kujtojmë se më 24 mars u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, ndërsa qeveria vendosi që ta shtyjë me dy muaj të tjera, pavarësisht se opozita ka qenë kundër./BW

OPINIONE

INTERVISTA