Qeveria propozon ish-deputetin Ervin Koçi për kreun e AMF-së

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar propozimin për kreun e AMF-së, post të cilin deri para pak ditësh e mbante Enkeleda Shehi e cila u shkarkua nga Kuvendi.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Qeveria ka propozuar ish-deputetin Ervin Koçi si anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, që do të mbajë dhe funksionion e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit për periudhën e mbetur deri në mbarim të mandatit të filluar nga Shehi.

Zoti Koçi dha dorëheqjen si deputet në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë detyrën e re.

Kandidatura e tij do të votohet seancën e nesërme plenare./Oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne