Qeveria rajonale kurde: Sulmi iranian nuk shkaktoi të vdekur

Qeveria Rajonale Kurde e Irakut tha se sulmi i Iranit me raketa në rajon nuk ka shkaktuar të vdekur.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Brendshme e Qeverisë Rajonale Kurde iu referua sulmit me raketa nga Irani në drejtim të bazës së SHBA-së në Erbil në orët e natës, duke thënë se sulmi në fjalë nuk ka shkaktuar të vdekur dhe të plagosur dhe duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas medias në rajonin kurd, një nga raketat ka rënë në rrethin Berderesh të Erbilit.

Ndryshe, SHBA ka dy baza në Erbil.

Garda Revolucionare e Iranit më herët njoftoi se kanë goditur me dhjetëra raketa balistike bazën ajrore Ayn al-Asad në Irak.

Ndërkaq, Pentagoni tha se baza al-Asad dhe ajo në Erbil në Irak ku janë të vendosur trupat amerikane janë sulmuar me mbi 12 raketa balistike.

Sulmi ndaj bazave erdhi disa ditë pas vrasjes së gjeneralit të forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, në një sulm ajror amerikan në Bagdad javën e kaluar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne