Qeveria Rama nuk e liron hoxhë Abdurrahimin dhe besimtarët e tij

Në një postim në rrjetin social facebook, Hoxha Armand Ali i ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të vëllezërve, të cilët prej një viti pyesin se për sa vite është dënuar hoxha Abdurrahim Balla. Në 11 mars 2014 në Shqipëri u arrestuan disa besimtarë dhe muslimanë, të cilët u akuzuan padrejtësisht si pjestarë të një celule terroriste.

Abdurrahim Balla ishte imam i xhamisë së Unazës së Re dhe aktualisht është dënuar më 18 vite burgim. Edhe pse disave apeli i redukti masën e apelit Abdurrahim Ballës dhe Bujar Hysës nuk ju reduaktuan.
Në postimin e tij në facebook hoxha Armand Aliu ka treguar më së miri pesimizmin ndaj politikanëve, sistemit të drejtësisë dhe legjislacionit të shtetit. Ata i shkelin ligjet e tyre vetëm që hoxha të vuajë dënimin dhe sipas shumë gjasave ai do t’i vuajë të gjitha vitet e dënimit. Qeveria Rama burgos imamët shqiptarë dhe toleron xhihadistët iranianë, të cilët kanë krijuar edhe kampin e tyre pak metra larg kryeqytetit.

Në vitin 2014 forcat e policisë kanë fyer besimin dhe knë hyrë me këpucë në xhami e kanë kryer kontrolle në vende që besimtarët i quajnë të shenjta. Megjithatë drejtësia është ajo që duhet të vihet në vend dhe Allahu tja lehtësojë sprovën e burgut cdo besimtari të dënuar padrejtësisht.

Burimi: Profili i facebook i hoxhes Armand Aliu

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne