Qeveria shqiptare dhe GIZ, grante në mbështetje të bizneseve të reja

Ministri i Finanacave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se programi “IDEA” do t’u ofrojë mbështetje sipërmarrësve të rinj për moshat 19-34 vjeç, duke iu përgjigjur kështu më së miri sfidave që ka qeveria shqiptare për punësimin dhe angazhimin e të rinjve në tregun e punës.

I pranishëm në aktivitetin e lançimit të projektit “IDEA – Skema e granteve në mbështetje të sipërmarrjes”, që u zhvillua të enjten në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të programit gjerman në vendin tonë GIZ si dhe të aktorëve të linjës, ministri Ahmetaj theksoi se, ndër vite sipërmarrjet janë mbështetur financiarisht nga qeveria, por kjo mbështetje e qeverisë gjermane është një vlerë e shtuar për biznesin dhe kontributin e sipërmarrjes në ekonominë e vendit.

Ministri theksoi se, ky projekt, është shembull konkret i një bashkëpunimi të ngushtë që qeveria shqiptare dhe institucionet e saj kanë me qeverinë gjermane dhe institucionet e linjës, që përfaqësohen në Shqipëri.

“Përgjatë këtyre 30 viteve, Gjermania e ka mbështetur  Shqipërinë me më shumë se 1 miliard euro dhe po në këtë shifër në mënyrë arrin edhe mbështetja indirekte. Ahmetaj vlerësoi rolin e KfW dhe GIZ , si dy institucione partnere shumë aktive në koordinimin e ndihmës së huaj për vendin tonë, duke marrë, siç tha ai, rolin e donatorit kryesor në zhvillimin e shumë sektorëve të rëndësishëm në ekonomi si në; energji , infrastrukturë ujore, arsimin profesional, mbështetje e zonave rurale dhe urbane zhvillimin e turizmit, nxitjen e SME-ve dhe mbështetjen  e aktivitetit të fermerëve në arritjen e standardeve të BE-së për prodhimet e tyre”, tha ministri.

Burimi: ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne