Qeveritë muslimane anashkalojnë regjimin e pabesë Saudit

Nisja e Samitit të Kuala Lumpur pa pjesëmarrjen e regjimit të instaluar saudit është një shenjë ose pikë referimi se Bani Saud do të prishet më shpejt sesa pritej.

Mbledhja në Malajzi që shihet nga shumë si një alternative për SH.B.A. dhe Organizata e Bashkuar Saudite është e rëndësishme për sa i përket simbolizimit politik.

Para samitit të Kuala Lumpur-it, të gjitha organizatat myslimane ndërkombëtare gjysmë funksionale ishin iniciativa të aprovuara nga SHBA për të promovuar interesat strategjike të Uashingtonit duke i caktuar rol udhëheqës regjimit Saudit. Kjo qasje, e financuar nga miliarda dollarë dhe një fushatë e gjerë e sofistikuar mediatike, neutralizoi shumë nisma autentike islamike.

Të vetëdijshëm se Samiti i Kuala Lumpurit është një iniciativë e pavarur nga ndikimi i tij, regjimi saudit shpjegoi mungesën e tij gjatë samitit me 20 vende duke pretenduar se ai është forumi i gabuar për çështje me rëndësi për myslimanët. Ky “shpjegim” saudit është aq i palogjikshëm sa edhe kundërligjshmëria e regjimit.

Nuk është normale të presim ndryshime dramatike që dalin nga Samiti i Kuala Lumpurit tani ose në një të ardhmen e afërt, fakti që Malajzia shpjegoi qëllimin e samitit në terma shumë praktikë është mikpritës. Sipas zyrës së kryeministrit Mahathir Mohamad “Samiti nuk është një platformë për të diskutuar rreth fesë ose çështjeve fetare, por posaçërisht për të adresuar gjendjen e çështjeve të Umetit Mysliman”.

Për disa vite me radhë, një rritje në nivel ndërkombëtar kanë shënuar vendet si Malajzia, Irani, Turqia dhe Pakistani si blloku kryesor alternativë për regjimet e instaluara nga SH.B.A. në botën myslimane.

Ndërsa Pakistani aktualisht është duke u bërë i pavaruar ekonomikisht nga  regjimit Saudit, është e arsyeshme të supozohet se në një të ardhme të afërt dhe të mesme, Islamabad do të distancohet nga Rijadi. Thelbi i qeverisë aktuale të Pakistanit është në kundërshtim strategjik me etikën e Bani Saudit.

Pjesëmarrësit kryesorë në Samitin e KL – Turqia, Malajzia dhe Irani udhëhiqen nga qeveritë me legjitimitet popullor të cilët shohin që interesat e tyre jetësore të shërbehen duke kundërshtuar ndikimin prishës të Uashingtonit në botën muslimane.

Ndërsa tre lojtarët kryesorë mund të kenë disa mosmarrëveshje, Samiti i KL ofron një platformë të pavarur për vendet muslimane për t’i hedhur poshtë ose të pranojnë të mos pajtohen për çështje të caktuara.

Për të vendosur legjitimitetin popullor në rrugën myslimane, Samiti i KL duhet të ketë përparësi për çlirimin e Mekkës dhe al-Madinah paralelisht me çlirimin e Al-Kuds.

Përcaktimi i këtyre dy-çështjeve si kryesore për vizionin e Samitit të KL do të shtonin mbështetje politike për çfarëdo politike sociale dhe ekonomike të parashikuar nga kjo organizatë e re ndërkombëtare myslimane./gazetaimpakt/crescent/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne