Qindra kolonë hebrenj hynë me forcë në Al-Aksa

Qindra kolonë hebrenj me forcë hapën rrugën sot drejt kompleksit të xhamisë Al-Aksa, për të shënuar festën hebreje Sukkot.

“Rreth 400 kolonë të mbështetur nga policia izraelite ia mësynë me forcë kompleksit Al-Aksa herët në mëngjes”, tha në një deklaratë Autoriteti i Vakëvefe Fetare, agjenci e drejtuar nga Jordania, e cila është përgjegjëse për vendet e shenjta muslimane dhe krishtere të qytetit.

Sipas deklaratës, policia izraelite arrestoi një vajzë palestineze brenda kompleksit, por pa specifikuar arsyen e arrestimit.

Sukkot është një festë hebreje që zgjat një javë ditë, e cila përfudon të dielën në mbrëmje.

Për muslimanët, Al-Aksa paraqet vendin e tretë të shenjtë. Ndërsa hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, për të cilin pretendojnë se në kohët e lashta aty ishin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967. Në një veprim tjetër, i cili kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, ajo e aneksoi qytetin në vitin 1980 duke e proklamuar si “kryeqyteti i përjetshëm dhe i pandarë” i shtetit hebre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne