Qindra mbështetës të huaj nga bota i bashkohen radhëve të terroristeve të PYD/YPG-së

Pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) se do të luftojë DEASH-in me ndihmën e organizatës terroriste PYD/YPG, është vërejtur rritje në numrin e personave nga shtete të ndryshme që i janë bashkuar radhëve të kësaj organizate terroriste.

Pasi PYD/YPG, dega siriane e organizatës terroriste PKK, me mbështetjen e SHBA-ve ndaloi sulmin mbi Ajn al-Arab, qytet i rrethuar për një kohë të gjatë nga DEASH-i, kishte fituar simpatinë e disa vendeve perëndimore. Më pas, është shënuar rritje në numrin e personave që bashkëpunojnë me këtë organizatë terroriste.

Në veçanti, kjo ka të bëjë me qytetarë nga SHBA-të, Britania, Kanadaja, Gjermania, Holanda dhe Lindja e Largët të cilët i janë bashkuar organizatave terroriste PYD/YPG dhe YPJ, krahut të grave të organizatës terroriste YPG.

Sipas një raporti të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), nga qershori i vitit 2015, 400 terroristë nga Evropa, Australia dhe SHBA i janë bashkuar YPG-së në luftën kundër DEASH-it në Rakka, Haseke dhe Halep.

Gjithashtu, në raport theksohet se Partia Komuniste Marksiste-Leniniste (MLKP) në maj të vitit 2015 në Rasulajn ka formuar batalionin e parë të cilit i janë bashkuar një numër i madh i të huajve.

Tetë anëtarë të MLKP-së janë vrarë në konflikt me anëtarët e DEASH-it në Ajn el-Arab dhe Haseke, në mesin e të cilëve edhe një gjerman.

Brenda YPG-së gjendet gjithashtu edhe njësia terroriste “Rojava Lions”, e cila përbëhet vetëm nga shtetas të huaj. Në mesin e tyre gjenden shtetas të SHBA-ve, Gjermanisë, Australisë dhe në Britanisë dhe, përveç vullnetarëve, ka edhe mercenarë.

Kohëve të fundit në media paraqiten lajme rreth shtetasve të huaj që janë duke luftuar në radhët e terroristëve. Kryesisht, ata janë qytetarë të SHBA-ve.

Sipas hulumtimit, një numër i madh i shtetasve amerikanë që janë në radhët e YPG-së janë ish-anëtarë të ushtrisë amerikane.

Për luftëtarët e huaj në YPG në Afrin të Sirisë kanë shkruar edhe mediumet amerikane si CNN dhe New York Times. Ata thonë se luftëtarë të huaj nga vende të ndryshme, kryesisht Franca, Britania, SHBA dhe Kina, luftojnë në radhët e YPG-së në Siri.

Vëmendje gjithashtu ka tërhequr edhe fakti se një numër i madh i mediumeve perëndimore bëjnë reportazhe me terroristë të huaj në radhët e PYD/YPG-së.

Forcat e Armatosura Turke gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar edhe anëtarë të organizatës terroriste me origjinë nga Evropa, konkretisht një spanjoll dhe një francez.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne