“Qipriotët grekë përpiqen ta mbajnë Qipron e Veriut dhe Turqinë jashtë ekuacionit në Mesdhe”

Kryetari i Partisë Republikane Turke (CTP) të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Tufan Erhyrman (Erhürman) tha në një reportazh për agjencinë AA se pala grekoqipriote përpiqet për ti mbajtur RTQV-në dhe Turqinë jashtë ekuacionit në Mesdheun Lindor.

Erhyrman, kryetari i CTP-së, partia kryesore opozitare në RTQV, në një reportazh për agjencinë turke të lajmeve AA (Anadolu Agency) u bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në ishull në kontekstin e çështjes qipriote, bisedimeve dhe burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) në vendimin e fundit që ka marrë brenda vitit 2019 thekson edhe një herë çështjen e barazisë politike (mes komuniteteve të ishullit); ka konstatuar sërish që pjesëmarrja efektive është gjithashtu një e drejtë edhe e turqve qipriotë; që barazia politike dhe pjesëmarrja efektive është një nga parametrat kryesorë të federatës,- u shpreh Erhyrman.

Nëse pala grekoqipriote vazhdon me qëndrimin e saj të deritanishëm në lidhje me barazinë politike, atëherë kjo do të dëmtonte bisedimet e mundshme 3 dhe 5-palëshe, që planifikohen të mbahen në shtator në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),- nënvizoi Erhyrman dhe shtoi: “Nëse do të ketë një shtet federal dhe ky shtet do të jetë kompetent në çështjen e juridiksionit detar, atëherë duke u nisur nga barazia politike brenda këtij shteti federal do të kenë kompetenca edhe qipriotët turq. Kurse në kushtet e moskrijimit të një shteti të tillë federal, atëherë ekziston parimi i pranimit të ekzistencës në ishull të dy komuniteteve nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pala grekoqipriote duhet ti kuptojë mesazhet që i kanë dhënë asaj kohët e fundit RTQV-ja dhe Turqia në lidhje me çështjen e hidrokarbureve,- cilësoi Erhyrman dhe shtoi: “Nëse në palën greke që Qipros do të dominonte opinioni që ‘Kemi të bëjmë me një burim të tillë (hidrokarburesh) dhe këtë burim ne mund ta shfrytëzojmë vetëm nëse krijojmë klimën e përdorimit të përbashkët’, atëherë kjo do ti motivonte ata drejt zgjidhjes së problemit në ishull”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne