QSUT jep detaje për të lënduarit në mitingun e PD

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njoftoi se në Urgjencën e Spitalit Francez, nga orët e para të mëngjesit të ditës së dielë deri në orën 11.00, janë paraqitur 76 qytetarë me skuqje të fytyrës dhe syve, lotim, kruarje të syve dhe rrufë.
Të gjithë qytetarët kanë deklaruar se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë marrë pjesë në aktivitetin e Partisë Demokratike.
Aktualisht 5 pacientë po mbahen në observim në pavionin e Okulistikës nga një ekip multidisiplinar mjekësh specialistë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, pa komplikacione të rëndësishme.

Personat e tjerë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mes tyre ishte edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Drejtoria e QSUT ka vënë në dispozicion të Institutit të Mjeksisë Ligjore të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të sqaruar shkaqet e këtyre simptomave.

Dyshohet se gjithçka është pasojë e një pluhuri të hedhur në mitingun e PD.

Një ekip i prokurorisë, policisë, gardës dhe ushtrisë po kryen ekzaminime në vendin e ngjarjes në përpjekje për të zbuluar lëndën e përdorur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne