Uncategorized

Quartey: Turqia aleate strategjike e Afrikës

Zëvendëskryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Thomas Kwesi Quartey, duke e vënë në dukje se Turqia është aleate strategjike e Afrikës tha se çmon lartë vendosmërinë e Turqisë për të bashkëpunuar me Afrikën.

Quartey në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi bëri vlerësime të rëndësishme me rastin e Ditës së Afrikës.

Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia ndodhet në një pozitë strategjike e cila lidh Azinë dhe Evropën njëra me tjetër, ndërsa shtoi se “Turqia na ofron mundësi për bashkëpunim në fushat e arsimit, teknologjisë dhe shkencës. Ajo ka edhe vullnet për të bashkëpunuar me Afrikën”.

Në prononcimin e tij Quartey preku edhe në qendrën e trajnimit ushtarak që Turqia hapi në vitin 2017 në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë, ndërsa shtoi se Turqia është përqendruar në zhvillimin e ushtrisë kombëtare të Somalisë./ trt