Qytetarë informohuni si e lufton kriminalitetin Policia e Shtetit, BËNI KUJDES! Jeni nën monitorim

Policia e Shtetit, ky institucion që paguhet nga taksat tona dhe ka si synim të jetë në shërbim të qytetarëve, duke luftuar kriminalitetin dhe duke qenë para popullit si një krah ndihme përballë individëve devijantë, duket se e ka humbur misionin e tij… Dita-ditës jo vetëm që ka humbur respektin e popullit duke e dhunuar në protesta dhe duke u rreshtuar në krah të Shtetit por edhe ka ulur figurën që supozohet të ketë në sytë e tyre, me gjestet qesharake në situata të caktuara, që denigrojnë figurën serioze që duhet të ketë një polic. Dhe kështu e nisim këtë artikull, për të kuptuar më mirë se për çfarë aktivitetesh “krim-luftuese” që kryen policia, u shkojnë atyre taksat tona…

Numri 1

Këqyrja e të dhënave në internet! (STALKËRIMI I FRIKSHËM I JOQ!!!)KUJDES QYTETARË TË THJESHTË TË VENDIT! Nëse komentoni apo pëlqeni një postim që flet kundër qeverisë, apo punëve të dështuara të saj në rrjetet sociale, policia ju shigjeton dhe ju “damkos” si uzurpator!

Shembulli:

Kështu OPGJ Genci Hysenaj, në Drejtorinë e Antiterrorit, më 30 Nëntor të vitit 2019 e ka nisur ditën e punës së tij suke stalkëruar qytetarët që bënin “Like” dhe “Komentonin” në postimet e JOQ. Ai ka nisur një proces-verbal ku mban shënim të gjitha detajet që ka vënë re gjatë këqyrjes duke nisur me një përshkrim të detajuar të faqes së Google.com, të cilën e ka hapur nëpërmjet browserit Mozilla Firefox, ku përshkruan edhe ngjyrat që e karakterizojnë portokalli dhe blu. Mos u çudisni dhe mos qeshni, ky që kemi paraqitur më poshtë është procesverbali dhe puna produktive ditore e një OPGJ-je, mos qeshni sepse në fund të fundit këta individë hanë nga paratë tona dhe kjo është forma me të cilën prezupozojnë, së bashku me eprorët e tyre, se po luftojnë krimin në vend!

Në disa postime të shpërndara nga JOQ, gjatë kohës së tërmetit, atëherë ku censura për shpërdorimet e fondeve të tërmetit dhe keqmenaxhimit të tyre mori dhenë dhe nuk kishte shtet që t’ia mbyllte gojën popullit, janë vënë në shënjestër të policisë së shtetit, që mesa duket në vend të merrte shembull nga specialistët e huaj se si të shpëtonin njerëz nën gërmadha, monitoronin se kush bënte like, komente e shpërndarje nga faqja e JOQ Albania.

Polici e ka shfrytëzuar ditën e punës duke numëruar numrin e pëlqimeve komenteve dhe shpërndarjeve të postimeve të JOQ. Goxha ditë produktive për OPGJ Gencin apo jo? Ndërkohë që njerëzit luftonin për jetën nën gërmadha.

Pra të dashur qytetarë, ky ishte thjesht shembulli i parë se me çfarë merret Policia e Shtetit, në vend që të luftojë kriminalitetin në vend i cili ka lulëzuar në çdo metër katror. Një drejtori e tërë policie angazhohet që të merret me monitorimin e komenteve të popullit. Bëni kujdes! Tani e keni të qartë se ku shkojnë taksat tuaja dhe çfarë ka prioritet Shteti!

P.S. Miliarda nga taksat e shqiptarëve i harxhojnë për tendera me objekt për bojë printerash, teksa rezultatin e procesverbalit të printuar, po jua lëmë juve ta gjykoni.

/joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne