Qytetarët francezë protestojnë kundër dëbimit të emigrantëve nga Franca

Qytetarët francezë janë mbledhur në një tubim protestues në Parisë dhe kanë protestuar kundër dëbimit të emigrantëve nga Franca.

Me qindra qytetarë francezë kanë protestuar në Paris kundër dëbimit të emigrantëve nga Franca. Kjo është në kohën kur kryeministri i Francës Edouard Philippe, tha se në muajin shtator do të paraqesin në Parlament projektligjin i cili parashikon shkurtimin e afatit kohor të aplikimit të refugjatëve. Në një konferencë për media Philippe, tha se projektligji ofron mundësi për strehim në kushte më të mira për refugjatët. Duke vënë në dukje se e pranojnë problemin e refugjatëve në Francë, kryeministri francez tha se “aktualisht standartet nuk janë të mira sa duhet të jenë”. Ndër të tjera Philippe theksoi se punojnë që të reduktojnë në 6 muaj rezultatet e aplikimeve të refugjatëve dhe për të siguruar brenda dy viteve të ardhshme më shumë mundësi strehimi për refugjatët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne