Qytetarët maqedonas: “Të rikthehet Gruevski, ndërsa të amnistuarit të bëhen ministra!”

Qytetarët maqedonas pyeten se çfarë mendojnë për zëvendësimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak për Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Sasho Mijallkov. Ata janë me mendime të ndara.
-Besoni, se në qoftë se kjo gjë ka ndodhur para 10 vjetëve, nuk do të kishte aq aktvendime për lirim. Ky popull është i çuditshëm, nuk e ka të rëndësishme se për kë voton, tha një qytetar.
-E fundësen gjyqësorin e Maqedonisë, tha një qytetar.
-Të gjithë t’i lirojnë, jo vetëm ata. Ata duhet të shpërblehen, të emërohen si ministra, siç bënë me ata nga Revolucioni i larmë, ashtu të bëjnë edhe me këta. Të kthehet VMRO-ja, të kthehet Gruevski që ta udhëheqë shtetin. Ndërsa Ivanov është “i artë”, hallall i qoftë për fjalët e bukura dhe për atë që e mbron shtetin, tha një qytetar.
-Çfarë shtetI jemi ne, sundojnë kriminelët, me njerëz të këtillë nuk do të arrijmë asgjë, tha një qytetar.
-Nuk mendoj asgjë, tha një qytetar.
-Çka të mendoj unë, ata që kanë menduar e kanë bërë për vete, neve na shesin përralla, me pak para mbijetojmë çdo ditë. Të gjithë e kemi të qartë, madje edhe fëmijët kuptojnë çfarë po ndodh. Ne jemi në kafaz pa dalje, në fund të tunelit shikojmë pak dritë dhe mendojmë se ka shpresë, tha një qytetar.
Disa nga qytetarët e arsyetojnë aktvendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak, ndërsa disa e kanë humbur besimin tek institucionet. Një gjë është e sigurt, Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Sasho Mijallkov, Vitin e Ri do ta presin në shtëpi, e jo në burgun e “Shutkës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne