Qytetarët nuk i përgjigjen ftesës së organizatorit për protestë kundër Xhamisë së Madhe

Qytetarët nuk i janë përgjigjur ftesës së Binak Gashi për protestë kundër Xhamisë së Madhe.

Ishin vetëm disa protestues të cilët nuk dinin edhe pse po protestonin.

Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.

Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë, por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”..

Ndërsa mbrëmë një sondazh televiziv pasqyroi më së miri dëshirën e madhe të qytetarëve për Xhaminë e Madhe. Aty votuan pro rreth 30 mijë qytetarë./Mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne