Qytetarët për Parkun ndërrojnë kauzë dhe bëhen Qytetarët për Fenë

Faqja në facebook “Qytetarët për Parkun” e cila është krijuar për të kundërshtuar vendimin e Bashkisë së Tiranës për ta shkatërruar Parkun e Liqenit, duket se ka ndërruar kauzë së fundmi. Teksa Erion Veliaj vazhdon të shkatërrojë Tiranën me beton, aktivistët merren me fyerje të imamëve, duke zbehur ndjeshëm kauzën e tyre. Pas shkatërrimit të Parkut të Liqenit kjo faqe ka shpërndarë ditën e sotme një video të një faqeje tjetër islamofobe, që sulmon hoxhallarët dhe fenë islame edhe pse mund të dinë shumë pak nga kuptimi i fjalëve të hoxhës në fjalë.
Në postimin e tyre kjo faqe ka marrë shumë reagime të ashpra nga qytetarë të shumtë të cilët e akuzojnë se kjo gjë nuk ka lidhje me këtë faqe.
“ Mmmm dmth nga qytetatret per parkun keni kaluar per qytetaret per fene apo si ???”-shkruan një komentues.
“ Me fal: 1) Clidhje kakjo gje me arsyen se perse eshte hapur kjo faqe!
2) Sa di adm i kesaj faqeje per fene?
2) Sa di kjo faqe per islamin?
3)Pse ky status?
4)Pse kjo video?
5) Cfare din kjo faqe per Kur’anin?
6) Cili eshte qellimi i ketij statusi?
7) Sa here ka qene ne xhami adm i kesaj faqeje?
8) Sa here ka degjuar hutbe adm?
9) Sa e njef kjo faqe Pejgamberin S.a.a.s?
10) Cfare po perpiqet adm te na tregoje me kete video?
11) A e di adm historikun e faqes nga e ka vjedhur videon?
12)A e di adm, cafre publikon vec te tjerash kjo faqe?
13) A e di kjo faqe qe ne shqiperi nuk egzison nje fe “evropa”?”-thuhet në një tjetër koment
“ o qytetaret per parkun…….sikur bazuar ne emrin tuaj,keni tjeter qellim,apo nuk po ju a pjerdh kush me dhe filluat me fene….kur te prekesh argumente mbi fene i nderuar, minimalisht duhet te keshe informacionin dhe dijen e duhur….por dukshem ju nuk e keni,…..mos u merrni me dicka qe nuk keni byth ti dilni per zot….dhe nese pretendon se je kaqi zoti te mbrosh cka shkruan,vendos emer mbiemer poshte cdo postimi e mos u fshih pas emrit spekulativ,se spo te dhemb barku ty as per qytetin e as per parkun…” shkruan një qytetar.
“Qytetaret per Parkun,pasi deshtuat turperisht dhe katerciprisht me çdo propagande ndaj çdo aksioni qeveritar me demek ne emer te shoqerise civile a ku di une,tani po i rrekeni fese duke i zevendesuar shigjetat prej kallam sheqeri qe i perdornit ndaj qeverise Rama me shigjeta te helmetosura ndaj fese islame.Sa per dijeni,çeshtja e besimit eshte çeshtje ndergjegje dhe nuk ka dhune ne fe.Fakti qe nuk beson nuk perben argument te hedhesh poshte e as te tallesh me ceshtjet e nje besimi te caktuar.Nese ti ke ndonje argument bindes qe hedh posht gjera te tilla na e verteto me fakte te kunderten.Nese jo,te pakten hesht e mos paragjyko.Por fakti qe po merresh me gjera te tilla,do te thote qe ke/keni falimentuar ne mision dhe ndihesh/ndiheni te vetmuar dhe qe nuk nngjallni besim tek asnje nga ne.Kam nje pyetje per ju si faqe;Çfare lidhje ka faqja juaj QYTETARET PER PARKUN qe te merret apo komentoje nje ligjerate islame?!!!!!!!!!”
“Te shohim se ça do gjeni ju “Qytetaret per parkun” dhe kto fakiret qe tallen.”-shkruan një tjetër qytetarë./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne