Qytetarët sirianë marshojnë në mbështetje të Palestinës

Populli sirian në Damask mbajti një marshim masiv në mbështetje të popullit të shtypur palestinez të premten pasdite për të kundërshtuar veprimet agresive të regjimit sionist.

Sirianët marshuan nga hyrja e tregut al-Hamidije të premten gjatë Ditës Botërore të Kudsit, duke shkuar në drejtim të xhamisë “Al Amvi” më Damask. Në këtë protestë, populli sirian dënoi veprimet shtypëse dhe represive të regjimit sionist në Palestinë, duke mbajtur në duar flamujt e Sirisë dhe Palestinës. Ndërkohë, populli jemenas po ashtu mbajti sot një protestë me rastin e Ditës Botërore të Kudsit në provincat Sanaa, Hadida dhe Saade. Tubimet filluan në orën 14:30 sipas orës lokale. E premtja e fundit e muajit të Ramazanit me iniciativën e Imam Khomejnit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, u emërua Dita Botërore e Kudsit në mënyrë që myslimanët e të gjithë botës në këtë ditë të dënojnë krimet dhe politikat raciste okupatore të regjimit sionist ndaj popullit të shtypur të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne