Bota

Qytetarëve bahrejnas do t’u prishet pasaporta nëse shkojnë në Katar

Ministria e brendshme e Bahrejnit deklaroi se nëse qytetarët e këtij vendi do të udhëzojnë në Katar, atyre do t’u prishet menjëherë pasaporta bahrejnase.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ministria e Brendshme e Bahrejnit të hënën ka theksuar se qytetarëve bahrejnas të cilët udhëtojnë drejt Katarit, menjëherë do t’u prishet pasaporta dhe do t’u refuzohet kërkesa për marrjen e pasaportës së re. Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit para kësaj, u ka dhënë dy javë afat shtetasve të Katarit që ndodhen në Bahrejn që të largohen nga territori i këtij vendi. Këto veprime bëhen në kohën kur ministri i jashtëm i Bahrejnit kishte deklaruar se vendimet e marra nga vendet arabe të Gjirit Persik, nuk kanë për qëllim të dëmtojnë qytetarët e Katarit, por ato janë kryesisht kundër politikave të qeverisë së Dohas./ pt

OPINIONE

INTERVISTA