Qyteti i Oksfordit në Angli do të organizojë konferencën ndërkombëtare të Kur’anit

Konferenca është planifikuar të zhvillohet me 4 korrik 2017, do të organizohet nga Instituti Kur’anor i Universitetit të Oksfordit.

Sipas faqes të internetit të institutit, pjesëmarrësit do të diskutojnë një varg temash që lidhen me studimin e Kur’anit të Shenjtë.

Paraqitja e qeverive islame dhe udhëzimeve të tyre Kur’anore; Ligji në Kuran dhe marrëdhëniet e tij dhe ndërveprimi me ligjet laike si dhe të drejtën ndërkombëtare; dhe bankare islame dhe tregjet financiare, fondacionet e tyre Kur’anore dhe gjithashtu analiza e sistemeve aktuale islame me rekuizita Kur’anore dhe kualifikimet janë disa nga temat.

Disa tema të tjera janë : përgjigjet Kur’anore për sfidat intelektuale dhe filozofike me të cilat ballafaqohen muslimanët të tilla si pyetjet e ngritura nga ateizmi dhe ideologjitë dhe ide të tjera;

Themeli Kur’anor i tendencave shpirtërore dhe mistike brenda dhe jashtë botës muslimane;

Zhvillimi i mbulimit mediatik të temave Kuranore;

Një eksplorim i letërsisë me qëllim të sqarimit të dimensioneve të ndryshme të ndikimit nga ana e Kur’anit në botën e dijes, politikës, shoqërisë, psikologjisë dhe kështu me radhë;

Veprat e ndërmarrura për të zhvilluar një pasqyrë në interpretimet tradicionale dhe hermeneutikës së Kur’anit të Shenjtë; Gjuha arabe e Kur’anit, është ajo në rënie apo është duke u ngtitur me ardhjen e mediave të reja ?

Përkthimi i Kuranit të Shenjtë;

Strukturat etike të sugjeruara nga Kur’ani dhe se si këto struktura kanë ndihmuar komunitetet muslimane gjatë gjithë historisë të jenë moralisht të balancuar dhe në paqe:

Shërimi mendor dhe vetitë terapeutike të ajeteve Kur’anore që përshkruajnë metodologjinë për të mbajtur nën kontroll çrregullimet mendore të tilla si depresionil;

Ndikimi i Kur’anit dhe studimeve Kur’anore në diskursin e mendimit fetar për rreth botës; dhe

Mënyra të reja të interpretimit të Kur’anit, pikat pozitive dhe negative, një opinion kritik.

Konferenca Ndërkombëtare Studimore Kur’anore ka për qëllim të sjellë së bashku studiues dhe profesionistë me përvojë dhe interes në studimet Kur’anore në mënyrë që të arrihet një lidhje më të ngushtë ndërmjet përpjekjet që po bëhen në të gjithë botën për një kuptim shumë më të thellë të kësaj discipline.

Burimi : IQNA News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne