Racizmi dhe skllavëria, imazhi i përbashkët i Izraelit dhe Amerikës

Komisioni special i OKB në një raport të ri bëri të ditur se pushtimi i regjimit racist izraelit është i njëjtë me skllavërinë në SHBA.

Një muaj pas dorëheqjes së sekretares ekzekutive të komisionit për çështjet sociale dhe ekonomike të OKB për shkak të publikimit të një raporti ku Izraeli cilësohej si regjim i aparteidit, ky komision publikoi një raport të ri ku okupimin 60 vjeçar të Palestinës nga Izraeli, e cilësoi të njëjtë me historinë e skllavërisë në SHBA. Sipas mediave izraelit, ky raport në mënyrë simbolike do të publikohet në muajin qershor me rastin e 50 vjetorit të luftës 6 ditore arabo-izraelite. Raporti i mëparshëm i këtij komisioni ku Izraeli cilësohet si regjim i aparteidit, shkaktoi irritimin e funksionarëve izraelitë dhe menjëherë sekretari i përgjithshëm i OKB u distancua nga ky raport dhe e detyroi  sekretaren ekzekutive të komisionit për çështjet sociale dhe ekonomike të OKB Rima Halaf të japë dorëheqje. Interesant është fakti se politikat raciste e diskriminuese të Izraelit nuk drejtohen vetëm kundër palestinezëve, por edhe kundër qytetarëve izraelitë. Për shembull regjimi i Tel Avivit nuk lejon fëmijët e izraelitëve zezakë të regjistrohen në shkollat dhe universitetet izraelite të të bardhëve. Gjithashtu këto veprime të regjimit të Izraelit nuk janë aspak të ndryshme nga veprimet e ish-regjimit të Aparteidit në Afrikën e Jugut dhe tepër të ngjashme me sjelljet raciste të të bardhëve ndaj njerëzve me ngjyrë në SHBA. Deri në vitet 1960 në disa shtete jugore të SHBA, zezakët nuk mund të qëndronin në një autobus me të bardhët dhe kushdo që e shkelte këtë ligj arrestohej nga policia. Edhe regjimi i Izraelit ka vendosur të tilla rregulla dhe ligje ndaj izraelitëve zezakë dhe ky veprim ka shkaktuar shqetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, prandaj AP e OKB e ndikuar nga protesta ndërkombëtare kundër regjimit sionist, në vitin 1975 miratoi rezolutën 3379 ku sionizmin e cilësoi të barabartë me racizmin . Megjithatë kritikat presionet dhe rezolutat ndërkombëtare nuk kanë mundur të ndalin politikat raciste dhe diskriminuese të regjimit sionist, aleati kryesor i të cilit është Amerika e cila ka një dosje të zezë të politikave raciste e diskriminuese që vazhdojnë edhe sot/ PT.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne