Bota

Racizmi në Evropë i detyron emigrantët të punojnë në të zezë

Racizmi, i inkurajuar shpesh nga diskursi politik anti-emigrues, shpesh i detyron emigrantët të punojnë në të zezë, ku ata mund të bien lehtë pre e shfrytëzimit, sipas një raporti të lëshuar të martën.

Studimi i Rrjetit Evropian kundër Racizmit, i cili lidh organizatat qytetare anti-raciste lokale, zbuloi se racizmi dhe qasja e vonuar e integrimit nga qeveritë kanë krijuar një hendek punësimi midis emigrantëve dhe shtetasve.

Raporti gjeti se në shumë vende, njerëzit me prejardhje të caktuara – kryesisht afrikane apo lindore – ishin më pak se shtetasit në të njëjtat pozicione.

Në Belgjikë, disa punëdhënës ishin të gatshëm të kujdeseshin për kërkesat diskriminuese të klientëve të tyre: nga gjithsej 176 agjensi që ofrojnë shërbime të pastrimit, më shumë se 60 për qind u përgjigjën pozitivisht kur klientët e tyre specifikuan sfondin e punëtorit të kërkuar, për shembull duke kërkuar një zonjë pastrimi belge.

Emigrantët shpesh detyrohen të punësohen nën kualifikimet e tyre, duke përfunduar në sektorë të tillë si punë shtëpiake, kujdes shëndetësor, prostitucion, ndërtim ose bujqësi.

Për shkak se këto punë janë të vështira për t’u rregulluar, veçanërisht kur punëtorët e shtëpisë ose kujdestarët jetojnë në shtëpinë e punëdhënësit të tyre, ato lehtë mund të çojnë në shfrytëzim.

Raporti, i cili anketoi vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Sllovakisë dhe Hollandës, vë në dukje se racizmi është nxitur nga rritja e retorikës anti-emigrante në politikën kombëtare, duke përfshirë rritjen e partive politike të ekstremit të djathtë.

Emigrantët muslimanë të cilët shpesh lidhen me terrorizmin, dhe emigrantët me origjinë rome ose afrikane të cilët shpesh shoqërohen me emigracionin e paligjshëm, ndikohen veçanërisht nga perceptimet negative. / © Gazeta Impakt

OPINIONE