Radio “DW”: Gjithnjë më të mirët? Si emërohen gjyqtarët në Gjermani

Gjyqtarët janë ekzekutuesit e pushtetit të tretë në Gjermani. Ata kanë shumë të drejta. Po si përzgjidhen dhe emërohen ata?

Gjermania vlerësohet kudo në botë për organet e saj të drejtësisë dhe sundimin e ligjit. Por vitet e fundit janë shtuar kritikat se vendimet që marrin organet e drejtësisë janë ndonjëherë politikë me mjete të tjera. A është e vërtetë kjo?

Në Gjermani ka më tepër se 20.000 gjyqtarë. Ata janë të pavarur. Vendimin se kush bëhet gjyqtar e marrin ministritë e Drejtësisë së landeve. Në rastin e zgjedhjes së gjyqtarëve për gjykatat federale (Gjykatën e Lartë, Gjykatën federale për Çështjet Sociale, Gjykatën federale  për Çështjet Administrative, Gjykatën federale  për Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Gjykatën federale  për Çështjet e Punës) kushtetuta thotë që përzgjedhja e tyre duhet të bëhet sipas parimit të më të mirëve. Por zgjedhja e këtyre gjyqtarëve bëhet në mënyrë jotransparente prej një komisioni që përbëhet nga 32 anëtarë. Ky komision voton në mënyrë të fshehtë. 16 anëtarë të këtij komisioni përcaktohen nga ministritë e Drejtësisë të landeve dhe 16 të tjerët janë ekspertë që i përcakton Bundestagu. Këta nuk duhet të jenë patjetër deputetë, por duhet të jenë kompetentë në fushën e drejtësisë. Vendimet brenda komisionit merren me shumicë të thjeshtë.

zum Thema - BAG zu Dauereinsatz von Leiharbeitern (picture-alliance/dpa)

Por në këtë komision rolin kryesor e kanë partitë CDU/CSU dhe SPD, partitë e tjera kanë në rastin më të mirë rol figuranti. Pra zakonisht në emërimin e gjyqtarëve bëhet fjalë për “paketa personeli” për të cilat bien fillimisht dakord dy grupet më të mëdha në parlament Unioni dhe SPD-ja. Me këtë nuk janë dakord partitë Të Gjelbërit dhe E Majta. Ish-kryetarja e Komisionit të Drejtësisë në Parlament, Renate Künast (Të Gjelbrit), tha në vitin 2014: “Kush nuk është komfort apo për ndonjë arsye bëhet i padëshiruar, nuk zgjidhet.”

Shtim i ankimeve prej konkurrentëve

Në vitin 2015 një juriste se spikatur qe propozuar nga ministrja e Drejtësisë e landit Saksonia e Ulët si gjyqtare për Gjyktën e Lartë. Aju u refuzua dy herë dhe në këtë post u zgjodh një kandidat i afërt me partinë CDU. Kandidatja u ankua pranë Gjykatës Administrative për shkak të shkeljes së parimit të më të mirëve.

Sidomos partitë e vogla kërkojnë reforminin e procesit të zgjedhjes së gjyqtarve. Ata e konsiderojnë procesin si jo transparent. Vendimet merren vetëm sipas dosjeve dhe  pa i marrë në intervistë kandidatët. Po ashtu ata kritikojnë fort edhe ndalimin e dhënies së informacionit për procedurën e zgjedhjes.

Për këtë gjithnjë e më shumë kandidatë për pesë gjykatat federale dyshojnë për objektivitetin e vendimeve të Komisionit të Zgjdhjes së Gjyqtarëve. Gazeta “Der Spiegel” citonte në vitin 2014 një gjyqtar të lartë me fjalët që ky ndalim bëhet për shkak se “persona të caktuar janë të padëshiruar, por refuzimi i tyre nuk bëhet hapur.”

Pakënaqësi për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Kritika publike ka vazhdimisht edhe për emërimet e gjykatës më të lartë gjermane, Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues bëhet nga një komision prej 12 deputetësh. Edhe ky komision punon me dyer të mbyllura. Kjo nuk i duket e drejtë as kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetuese, Andreas Voßkuhle. Në një koment për kushtetutën ai shkruante para disa vitesh: “Ky rregull sipas shumicës së literaturës konsiderohet si antikushtetues.”

Deutschland Bundessozialgericht (picture-alliance/dpa/S. Pförtner)

Norbert Lammert (CDU), vetë jurist dhe prej shumë vitesh kryetar i Parlamentit gjerman, është shprehur që në vitin 2012 se me sa pak, “legjitimitet” arrijnë disa gjyqtarë të bëjnë në karrierën e tyre një hop të tillë deri në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se kërkesat ndaj kandidatëve për gjyqtarë kushtetues janë më të ulta se ato për të ngarkuarin e qeverisë federale për të dhënat apo për ushtrinë.

Por “mbikontrolli” politik i partive në përzgjedhjen e kandidatëve për postet e gjyqtarëve në gjykatat më të larta të Gjermanisë kritikohet shprehimisht vetëm rrallë. Rëndësia e këtij kontrolli politik mund të jetë e justifikuar për shkak të shpërdorimit që iu bë organeve të drejtësisë prej nazistëve. Por partitë kanë sot prirjen për ta shfrytëzuar privilegjin e kontrollit edhe për interesat e tyre. Në një koment për Deutsche Welle-n kryetari i Lidhjes së Gjyqtarëve Gjermanë, Jens Gnisa, tha indirekt duke iu referuar zhvillimeve në Poloni, se reformat e atjeshme “i kishin mundësuar qeverisë nacional-konservatore që të ndërhynte thellë në drejtësinë polake dhe emërimet në gjykata t’i bënte sipas dëshirave të veta.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne