Raketa izraelite godet shkollën në Gaza, shkakton dëme

Një avion luftarak izraelit sot ka gjuajtur një raketë që ra në një shkollë të drejtuar nga Agjencia e Refugjatëve e OKB-së (UNRWA) në kampin e refugjatëve Al-Shati, qyteti perëndimor i Gazës.

Një burim palestinez i sigurisë i cili foli në kushte anonimiteti tha se raketa nuk shpërtheu por shkaktoi dëme në ndërtesën e shkollës.

Burimi shtoi edhe pse administrata e UNRWA-së ka pezulluar procesin arsimor në shkollë, ai ende nuk ka komentuar mbi incidentin.

Grupi i Hamasit mban Izraelin përgjegjës për përshkallëzimin ushtarak dhe bllokimin në Gaza.

“Këto politika agresive synojnë të përkeqësojnë krizat që njerëzit tanë në Gaza po kalojnë, të paralizojnë jetën e tyre të përditshme dhe të prishin përpjekjet për luftimin e koronavirusit në mes të heshtjes ndërkombëtare dhe rajonale”.

Mëngjesin e sotëm avionët luftarakë izraelitë sulmuan disa lokacione të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, por nuk u raportua për viktima apo të plagosur.

Qeveria izraelite ka intensifikuar bllokadën, duke ulur furnizimin me karburant në Gaza dhe ka kufizuar hapësirën e peshkimit për peshkatarët në Gaza.

Izraeli pretendon se këto veprime, përfshirë sulmet ajrore, janë si përgjigje ndaj balonave ndezëse që u lëshuan nga Gaza gjatë javës së kaluar, duke shkaktuar zjarr në zonat përreth enklavës së bllokuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne